
Tiranë, 02 Maj 2010, NOA – Kthjellimet po vijojnë ne territor edhe ditën e diesotmel. Ultësira Perëndimore do te dominohet nga Dielli ndërsa ne pjesën tjetër te vendit do te ketë here pas here vranësira te lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb për ditën e sotme, 02 Maj 2010.
Shqipëria
Pjesa e dyte te dites do te vijoje me dominim te motit te kthjellet ne te gjithë vendin por duke iu afruar mbrëmjes do te ketë kalime vranësirash mbi territor.
Ne kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave te lehta do te mbetemi gjate natës dhe deri ne mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do të bien lehte ne vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave.
Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim kryesisht Jugperendimor ndersa deti do te kete dallgezim deri 2 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushtet e Motit te paqëndrueshëm.
Rajonet me te rrezikuar nga vranesira dhe shira do te jene Ishujt Britanike, Europa Perendimore si dhe nje pjese e Qendres se kontinentit.
Po ashtu Verilindja e kontinentit do te jete me shira te shoqëruar me stuhi te forta ere.
Ndersa pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Britania e Madhe mbetet me shira dhe stuhi te erës;
Skandinavia alarmon për shira dhe stuhi të forta te erës;
Spanja alarmon për ere te forte dhe dallge.
e.r/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





