Transmetuar më 26-05-2010, 05:29

Tiranë, 26 Maj 2010 NOA – Divorci i çiftit të njohur Mula-Çako ka mbetur në verifikimin e kushteve të jetesës së kantautorit. Psikologja e caktuar nga Gjykata e rrethit të Tiranës për verifikimin e kushteve materiale të Pirro Çakos, nuk ka mundur dot të vizitojë banesën e tij për arsye se ai ndodhej jashtë shtetit.

Për këtë arsye gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës për javën e ardhshme më datën 3 qershor. Burimet pranë gjykatës kanë bërë me dije se psikologjia do të verifikojë kushtet në të cilat do të jetojë djali i tyre Anthony kur të shkojë me pushime tek Çako.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit