Transmetuar më 08-05-2010, 16:09

Athinë, 8 maj, NOA – Emigrantët shqiptarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste si dhe të partisë për të Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, gjatë një tubimi në Athinë, pasi kanë denoncuar vjedhjen e votës së emigrantëve, tregues makabër i së cilës është sipas tyre jo vetëm Ruzhdia por edhe dëshmitë e tyre, u janë drejtuar autoriteteve zyrtare të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri si dhe organizmave ndërkombëtare me një letër ku kërkojnë hapjen e kutive dhe bërjen e plotë të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Ata janë deklaruar se janë me shpirt dhe me zemër krahas shokëve të tyre socialistë dhe deputetëve përfaqësues të popullit në Shqipëri, duke i inkurajuar për trimërinë dhe sakrificën e tyre supreme për një çështje që tashmë nuk është vetëm e një grupi njerëzish por e shumicës së popullit shqiptar.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit