
Të dhënat po ngarkohen...
Los Anxhelos, 2 maj, NOA – Ish-avokati i mbretit të muzikës pop Majkëll Xhekson, Piter Lopez është gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në Los Anxhelos në Kaliforni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, shkruan “Sky news”.
Policia tha se Lopez, i cili ishte i martuar ma aktoren Ketrin Bah, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. “Fqinji i tij ka thënë se ka dëgjuar të shtëna dhe se dikush ka gjetur trupin e Lopez”, ka deklaruar policia pa dhë detaje të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
