Transmetuar më 11-05-2010, 23:57

SHBA, 12 Maj NOA - Madona është për të gjithë mbretëresha e muzikës Pop dhe është e vetmja e cila dhe pse ka filluar suksesin e saj në vitet 80 vazhdon të nxjerrë hite të cilat pëlqehen nga të gjithë dhe momentalisht.

Megjithatë edhe pse suksesi i saj vazhdon të jetë i pranishëm me sa duket Louise Veronica Ciçone tashmë 52 vjeç nuk ka më kohë për tu dedikuar në muzikë.



Gjatë një interviste të dhënë për “Interview”, Madonna, e cila aktualisht është tepër e impenjuar në rolin e saj si regjisore në filmat, “Eduard VIII” and “Wallis Simpson”, ka bërë të ditur se momentalisht nuk ka aspak kohë dhe energji për ti dedikuar muzikës.

“Momentalisht nuk kam asnjë kontratë me ndonjë shtëpi diskografike. Nuk kam qenë e përqendruar në muzikën që krijoj pasi aktualisht po merrem me xhirimin e filmave”, - këto ishin fjalët e yllit të Popit e cila me sa duket po i afrohet lamtumirës në profesionin e saj të këngëtares.

r.b/NOA

SHBA, 12 Maj NOA – Madona është për të gjithë mbretëresha e muzikës Pop dhe është e vetmja e cila dhe pse ka filluar suksesin e saj në vitet 80 vazhdon të nxjerrë hite të cilat pëlqehen nga të gjithë dhe momentalisht.

Megjithatë edhe pse suksesi i saj vazhdon të jetë i pranishëm me sa duket Louise Veronica Ciçone tashmë 52 vjeç nuk ka më kohë për tu dedikuar në muzikë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit