Transmetuar më 26-05-2010, 11:54

Tokio, 26 maj, NOA - Gjiganti elektronik japonez, “Sony”, ka deklaruar se ka hedhur në treg prototipin e “parë botëror” të video-ekranit elastik me ngjyra. Bëhet fjalë për një ekran të vogël, që mund të mbështillet rreth lapsit, kanë thënë drejtues të kompanisë.

Ekrani përbëhet nga një material tejet i hollë, elastik, i mbuluar me gjysmëpërçues organik.



Për konsumatorët ende duket si në projekt i pamundur, ndërsa kompania thotë se e ardhmja është drejt kësaj teknologjie.

Ky hap i teknologjisë tregon dhe potencialet e ardhme të të pajisjeve elektronike, por edhe të televizionit, gazetave dhe revistave elektronike.

Drejtues të kompanisë “Sony” thanë se prototipin e këtij ekrani do ta paraqesin gjatë ditës së nesërme, në një ekspozitë në Siatëll të Shteteve të Bashkuara.

m.xh/NOA

Tokio, 26 maj, NOA – Gjiganti elektronik japonez, “Sony”, ka deklaruar se ka hedhur në treg prototipin e “parë botëror” të video-ekranit elastik me ngjyra. Bëhet fjalë për një ekran të vogël, që mund të mbështillet rreth lapsit, kanë thënë drejtues të kompanisë.

Ekrani përbëhet nga një material tejet i hollë, elastik, i mbuluar me gjysmëpërçues organik.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit