
Tiranë, 13 maj, NOA, Milena Selimi, – Shkrimtari katallan, Jaume Cabre ishte i pranishëm sot, paradite, në ambientet e Teatrit të Metropolit, ku Instituti i Dialogut dhe Komunikimit zhvilloi një takim me njerëz të letrave dhe të medias.
Romani i tij, Senjoria”, ardhur në shqip men një gjuhë të zhdërvjellët nga shkrimtari, Bashkim Shehu, ishte kryefjala e këtij takimi, ku ishin prezent botuesi i tij në shqip, Pirro Misha, Ambasadori i Spanjës Manuel Mantobio si dhe funksionarë të tjerë të kësaj ambasade rezidente në Tiranë, shkrimtarja, Diana Çuli, botuesi Fatmir Toçi, kineasti Kujtim Çashku, studiuesja e letërsisë, Persida Asllani, Parid Teferiçi, Gentian Çoçoli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





