
Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA – Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Forumi Shqiptar për Mediat e Lira reagojnë për vendimet e marra nga bordi i pronarëve të televizionit “Vizion Plus”, për ndërprerjen e kontratës së Drejtorit të Informacionit, Arban Hasani, si dhe mbylljen e emisionit “Faktor Plus” të Mero Bazes.
“Ne organizatat e gazetarëve shqiptarë jemi të shqetësuar nga vendimi i cili ishte paralajmëruar jo zyrtarisht muaj më parë dhe në një korrespodencë mes Drejtorit të Informacionit, Arban Hasani, Drejtorit të “Faktor Plus”, Mero Baze, me anëtarët e Bordit të Pronarëve të “Vizion Plus” si dhe autoritetet e OSBE-së në Tiranë dhe Vjenë”, – thuhet në reagimin e tre shoqatave të gazetarëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





