Transmetuar më 11-05-2010, 22:02
Tiranë 121 Maj 2010 NOA - Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë u mbajt në Tiranë dhe diskutoi mbi disa çështje me rëndësi të Kishës Universale dhe asaj vendore. Një vend të veçantë zuri diskutimi mbi çështjen e abuzimeve seksuale me të mitur nga anëtarë të klerit që ka përfshirë Kishën Universale, por dhe për sulmet që kanë përfshirë Atin e Shenjtë Benedikti XVI të cilat konferenca i cilësoi si të padrejta.

Po ashtu, u paraqit letra që papa i ka dërguar Kishës që është në Irlandë në lidhje me abuzimet që kanë ndodhur në atë vend.

Ipëshkvinjtë theksuan se me siguri nuk ka kurrfarë arsyetimi për këto sjellje të turpshme e të dënueshme të atyre personave që kanë abuzuar seksualisht, veçanërisht me të mitur. Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, sikurse edhe shumë Konferenca të tjera, i dënon abuzimet seksuale që kanë ndodhur në rradhët e klerit.

Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, lidhur me problemin në fjalë, angazhohen plotësisht në zbatimin e direktivave nga Vatikani, që tashmë janë bërë publike, në rast shfaqjesh të këtyre fenomeneve.

Gjithashtu është vendosur që ipeshkvinjtë në mbarim të vitit meshtarak t’u drejtojnë një letër meshtarëve në Shqipëri.

KISH thotë se duke përjetuar me shqetësim klimën politike që është krijuar në Shqipëri këto ditët e fundit, iu drejtua me një apel institucioneve dhe politikës në Shqipëri për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

Në letër u theksua se, sikurse thotë Papa Benedikti XVI në Enciklikën Deus Caritas est, “(Kisha) nuk dëshiron t’u imponojë atyre që nuk ndajnë besimin e saj, perspektiva dhe mënyra sjelljeje, që i përkasin Kishës. Ajo thjesht dëshiron të japë ndihmesën e vet për pastrimin e arsyes dhe të bëjë të mundur që çka është e drejtë të mund, këtu dhe tani, të pranohet e pastaj edhe të realizohet.”

Në këtë apel Ipeshkëvinjtë u angazhuan që të luten dhe të nxisin besimtarët në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje sa më të shpejtë.

Më tutje Konferenca ka diskutuar për disa pika me rëndësi për zhvillimin dhe përparimin sa më të mirë baritor. Pikat për të cilat është diskutuar në vazhdim ishin: Universiteti Katolik në Tiranë; çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të Kishës; ribotimi i Biblës në shqip; Dita Kombëtare e Rinisë që do t’i mbledhë të rinjtë e Shqipërisë në Lushnje me datë 29 maj 2010; përfundimi i Vitit Meshtarak, që në Shqipëri do të mbahet me datën 1 qershor në Lezhë; Jiti Jubilar i 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Kurse u vendos se asambleja e ardhshme plenare do të jetë në nëntor 2010.

r.n/NOA

Tiranë 121 Maj 2010 NOA – Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë u mbajt në Tiranë dhe diskutoi mbi disa çështje me rëndësi të Kishës Universale dhe asaj vendore. Një vend të veçantë zuri diskutimi mbi çështjen e abuzimeve seksuale me të mitur nga anëtarë të klerit që ka përfshirë Kishën Universale, por dhe për sulmet që kanë përfshirë Atin e Shenjtë Benedikti XVI të cilat konferenca i cilësoi si të padrejta. (more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit