
Të dhënat po ngarkohen...
Athinë, 25 Maj, NOA – Ministria e Brendshme greke vendosi suprimimin e institutit të vetëm për emigracionin të ngritur para 8 vjetësh. I ngritur në vitin 2002 me qëllim që të ndihmojë me veprën e tij studimore në përpilimin e një politike efikase për emigracionin, Instituti i Politikës Greke për Emigracionin nuk arriti të festojë as 10-vjetorin e tij.
Ministria e Brendshme, që e ka në kompetencë, komunikoi suprimimin e tij me motivacionin se “nuk ka plotësuar objektivat për të cilat është ngritur dhe janë shënuar shpenzime të tepruara në aktivitete luksoze”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
