
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 20 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj – Për çdokënd që nuk ka qenë dëshmitar i ngjarjeve gjatë këtyre 19 ditëve, ky titull dhe këto radhë do t’i dukeshin të çuditshme, por për shqiptarët anembanë vendit, të majtë e të djathtë, fjala”zaptim” dhe “çlirim” do të thotë shumë.
Pjesa më e madhe e bulevardit të madh, për 19 ditë përjetoi një histori të paprecedentë, pasi në të u zhvillua greva më e pazakontë e 22 deputetëve dhe 180 qytetarëve të thjeshtë. Arsyet ishin politike, pasojat për të gjithë pa dallim bindje të majtë apo të djathtë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
