
Hanoi, 1 maj, NOA – Para 35 vjetësh, përfundoi lufta në Vietnam, por vendi vuan ende pasojat. Në linjën e dikurshme të frontit, patën rënë më shumë bomba sesa në gjithë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më 30 prill të vitit 1975, helikopterët nxorën pjesëtarët e fundit të trupave amerikane dhe qeverisë vietnamezo-jugore nga çatia e ambasadës amerikane në Saigon, akt ky me të cilin ra kryeqyteti i Vietnamit jugor, bastioni i fundit i amerikanëve dhe lufta mori fund. Nën drejtimin e komunistëve, vendi u bashkua pas një lufte 30-vjeçare fillimisht kundër francezëve, pastaj kundër amerikanëve. Tani edhe pse kanë kaluar 35 vjet që nga ajo kohë, vendi vuan ende pasojat e luftimeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





