Transmetuar më 24-05-2010, 18:02

Prishtinë, 24 Maj, NOA – Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë se zgjedhjet lokale serbe në Mitrovicën e veriut janë të paligjshme dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet ndërkombëtarisht. Ai tha se është e vështirë që të parandalohet mbajtja e tyre për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës.

Në një bisedë me BBC-në, z. Rohan tha se Serbia me këtë veprim vazhdon ta cilësojë Kosovën si pjesë të saj. Duke folur për mundësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ai tha se ato nuk duhet të shihen si një raund i madh zyrtar, por si diskutime praktike për çështje plotësisht pragmatike.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit