
Prishtinë, 23 Maj, NOA – “Qeveria e Kosovës deri tash më tepër ka pasur strategji deklarative për ta luftuar korrupsionin dhe ngjashëm qëndron situata edhe me misionin EULEX”, thotë Shpend Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara-GAP.
“Në aspektin e qeverisë, unë mendoj që deri më tani kemi pasur më shumë një strategji deklarative, do ta kisha quajtur, me deklarata që luftohet, domethënë në kornizën ligjore është punuar më shumë. Mirëpo, ne edhe sot e dimë që nuk ka asnjë rast të ndonjë zyrtari publik të profilit të lartë, ndaj të cilit ose është ngritur akuza në gjykatën e Kosovës për korrupsion, apo edhe është dënuar që të ketë rezultate”, thotë ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





