Transmetuar më 08-05-2010, 08:07

Uashington, 8 maj, NOA – Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, bën thirrje që palët në Shqipëri ta zgjidhin vetë krizën politike. 

Si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE,  në Shqipëri duhet të ketë stabilitet, thotë ligjvënësi amerikan, ndërsa përsa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, lidhur me korrupsionin, Engel thotë se çështja e imazhit është shumë e rëndësishme për Kosovën si një shtet i ri që përpiqet të sigurojë njohje.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit