
Të dhënat po ngarkohen...
Londër, 30 maj, NOA – Një ministër i ri i qeverisë së koalicionit në Britani ka përfituar dhjetëra mijëra dollarë nga taksapaguesit për të paguar qeranë e të dashurit të tij homoseksual.
Ministri Liberal Demokrat David Laus, i cili është ngarkuar me detyrën e identifikimit dhe të kryerjes së shkurtimeve të mëdha të shpenzimeve të qeverisë, ka kërkuar falje zyrtarisht për këtë gjë.
Që nga viti 2006 rregullorja e parlamentit britanik nuk lejon që banesat e partnerëve të deputetëve të paguhen nga shteti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
