
Tiranë, 25 Maj 2010 NOA – Arti Malltezi është djali që solli në jetë Argita Berisha (Malltezi), vajza e kryeministrit Sali Berisha. Burime nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë treguan për agjencinë NOA, detaje nga lindja VIP që pritej prej disa ditësh plot kujdes në maternitetin më të mirë në vend.
Fëmija i katërt i Argitës dhe Jamarbër Malltezit, ka ardhur në jetë në orën 05.00 të mëngjesit të së Martës 25 Maj 2010.
Arti u lind me peshë 3 kilogramë e 300 gramë. Ai erdhi në jetë pas afro tre orë operacion që u udhëhoq nga drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Halim Kosova, një mjek profesionist ndër më të mirët në Shqipëri dhe më gjerë, me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





