
Kozan, 19 Maj NOA – Emigranti shqiptar i cili u gjet në grahmat e vdekjes në rrugë dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin grek, është ekzekutuar me hanxhar nga dy vëllezër shqiptarë të cilët për shënjestër nuk kishin fatkeqin, baba i dy fëmijëve të vegjël, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Policia greke e Kozanit tha se ka shpallur si persona në kërkim, dy vëllezërit, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, si autorë të vrasjes në Aiani të Kozanit.
“Ne kemi vendosur të kërkojmë ndihmën e autoriteteve policore të Shqipërisë pasi kemi dyshime se dy shqiptarët kanë hyrë në territorin e vendlindjes së tyre menjëherë pas vrasjes së kryer”, – deklaroi një zyrtar i policisë lokale në Kozan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





