
SHBA, 1 Qershor 2010 NOA – “E kam vrarë unë”. Këto ishin fjalët e Jarrod Wyatt, 26 vjeç, kur prokurori i përgjithshëm Mike Riese, e gjeti atë duke u marrë me trupin e pajetë të 21-vjeçarit Taylor Powell. Një lajm me të vërtetë shokues ky, i cili është publikuar online nga e përditshmja kaliforniane “Contra Costa Times” dhe flet për një skenë të denjë të filmave horror.
Gjaku ishte i pranishëm kudo si në hyrje ashtu dhe në të gjithë muret e banesës. Në sallonin e shtëpisë u vu re një këmbë e shtrirë në divan.
Më pas kur pamja u plotësua shihej një djalë në gjendje të vërtetë konfuzioni, gjysmë i zhveshur dhe me trupin e mbuluar me njolla gjaku. Krahas tij në divan ishte dhe kufoma, e cila ishte bërë copash. Bëhej fjalë për Taylor Powell.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





