Transmetuar më 19-05-2010, 10:08

Moskë, 19 maj, NOA – Zyrtarët rusë të aviacionit kanë thënë se persona që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit ishin të pranishëm në kabinën e pilotit të aeroplanit qeveritar polak. Aeroplani u rrëzua në Rusi, në muajin prill, duke shkaktuar vdekjen e presidentit polak, bashkëshortes së tij dhe 94 zyrtarëve të lartë të Polonisë.

Kryetarja e Komitetit Ndërshtetëror që po merret me hetimin, Tatjana Anodina, tha se është identifikuar zëri i një prej “individëve që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit” e që gjendeshin në kabinën e pilotit.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit