Transmetuar më 09-05-2010, 07:36

Moske, 9 Maj - Trupa ushtarake nga vende anëtare të NATO-s kanë marshuar sot në Sheshin e Kuq në Moskë, si pjesë e manifestimeve që shënojnë 65 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.  Parada e këtij viti ishte më e madhja që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.



“Ka pasur gjak dhe lotë. Por ishte vetëm një zgjedhje: ose të fitonim, ose të ktheheshim në skllevër. Lufta na forcoi si komb”, tha presidenti rus, Dimitri Medvedev.

Për herë të parë në festimet e sivjetme merrnin pjesë trupa nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Polonia, së bashku me ushtarë nga tetë ish republika sovjetike dhe me 10 mijë trupa ruse.

Në mesin e udhëheqësve botërorë që ndoqën ceremonitë ishin presidenti kinez, Hu Xhintao, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetarë shtetesh nga vendet e dala pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

27 milionë njerëz llogaritet të jenë vrarë nga luftimet me forcat naziste në periudhën 1941-1945. /REL/

Moske, 9 Maj – Trupa ushtarake nga vende anëtare të NATO-s kanë marshuar sot në Sheshin e Kuq në Moskë, si pjesë e manifestimeve që shënojnë 65 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.  Parada e këtij viti ishte më e madhja që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit