
Të dhënat po ngarkohen...
Shkup, 4 maj, NOA – Partnerët e koalicionit kanë nisur bisedimet intensive për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për zgjidhjen e statusit të veteranëve të UÇK-së.
“Bisedimet janë intensive dhe se ato po udhëhiqen në nivel të funksionarëve të lartë të dy partive. Patjetër duhet të miratohet sa më shpejt një zgjidhje përfundimtare për statusin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së”, ka theksuar një diplomat perëndimor për agjencinë e lajmeve INA.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
