
Të dhënat po ngarkohen...
Bruksel, 05 maj, NOA – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke komentuar projekt-rezolutën e këtij Parlamenti, e cila pritet të miratohet në qershor, thotë se me këtë dokument, i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i çojnë përpara raportet e tyre, mbi parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Parlamenti Evropian me këtë projekt-rezolutë kërkon nga Serbia të ketë “qëndrim pragmatik” ndaj statusit të Kosovës, ndonëse shton se “njohja e Kosovës tash për tash nuk është një mundësi e pranueshme për udhëheqjen në Beograd”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
