
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 29 maj, NOA – Qytetet e mëdha si Tirana e Durrësi vuajnë mungesën e mjekëve të familjes, kryesisht në zonat e reja të banimit. Drejtori i Shëndetit Publik në ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja thotë se në Tiranë nevojiten 50 për qind më shumë mjekë familje, por ata s’mund të punësohen në qendrat ekzistuese shëndetësore, pasi nuk ka ambiente të reja.
Bejtja shpjegon se shumë kërkesa i janë dërguar pushtetit vendor, por hapja e qendrave të reja shëndetësore, në lagjet e reja, duhet të bëhet përmes planifikimit urban nga ana e Bashkive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
