
Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Blerina Ahmetaj – Ministri i Punës Spiro Ksera ka fajësuar sot pushtetin vendor se nuk po zbaton ligjin e decentralizimit, për të marrë përgjegjësitë e tij, në administrimin dhe monitorimin e institucioneve të transferuara të përkujdesjes sociale.
“Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore është krijimi i një sistemi shërbimesh sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe riintegrimin e grupeve dhe individëve në nevojë në jetën normale”, u shpreh sot Ministri i Punës, Spiro Ksera, në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në të cilin raportoi rreth gjendjes aktuale të institucioneve të përkujdesit social, arritjeve dhe sfidave për përmirësimin dhe transformimin e sistemit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





