Transmetuar më 19-05-2010, 18:04

Tiranë, 19 maj, NOA – Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të tij,  miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas një liste përkatëse.

Kështu, me anë të këtij vendimi qeveritar, parashikohet që masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit