
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 17 maj, NOA – Një javë pas shpërthimit epidemik në Ballsh, asnjë strukturë lokale në këtë qytet nuk ka marrë përgjegjësitë për ngjarjen e rëndë që çoi në spital rreth 237 persona me sëmundjen infektive të gastroenteritit si pasojë e ujit të ndotur.
Edhe pse ministria e Shëndetësisë gjatë daljes së saj publike për mediat deklaroi shkakun e epidemisë, ujin e ndotur, zyrtarisht nuk ka asnjë emër ndaj të cilit mund të jenë marrë masa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
