Transmetuar më 13-05-2010, 16:19

Tiranë, 13 maj, NOA – Nën emrin “Studentët Pro Grevës”, një grupim i studentëve të Universitetit të Tiranës, ka nisur të mbledhë firma në mbështetje të grevistëve socialistë të urisë që prej 13 ditësh janë ngujuar poshtë zyrës së kryeministrit.

“Ne jemi një grup studentesh, që kemi marrë iniciativën për të dërguar një letër të hapur drejtuar opinionit publik, ku kemi mbledhur deri tani firmat e rreth 250 studentëve në fakultete të ndryshme të Tiranës, por mbledhja e firmave do të vazhdoje edhe gjatë orëve në vijim”, citojnë krerët e këtij grupimi.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit