
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 04 maj, NOA – Faturat aforfe të energjisë elektrike, një çështje e ngritur si shqetësim nga opozita dhe që po përdoret edhe si një nga argumentet për proteste, nuk do të aplikohen më.
Enti Rregullator i Energjisë thotë se që nga 30 prilli nuk do të ketë më fatura të tilla, që do të shpërndahen për konsumatorët. Kjo situatë lidhet me faktin se OSSH ka pajisur të gjithë konsumatorët me matës të energjisë elektrike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
