
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia – Në Shqipëri do të investohen 244 miliard lekë për ndërtimin e 264 hidrocentraleve. Ministria e Energjetikës ka bërë një pasqyrë të projekteve dhe investimeve që do të kryhen në sektorin energjitik në vend, me qëllim kthimin e Shqiperisë në një vend me superfuqi energjie në rajon.
Zëvendësministri Leonard Beqiraj, pohoi sot se janë nënshkruar gjithsej 98 kontrata konçensioni, prej të cilave 96 të formës ”BOT” (ndërtim –shfrytëzim-transferim) dhe 2 kontrata të formës ”ROT” (rehabilitim-shfrytëzim-transferim).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
