
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 25 maj, NOA – Procesi i emetimit të eurobondit, ku qeveria shqiptare parashikon të marrë 400 milion euro borxh është pezulluar. Kriza greke ka turbulluar tregjet, gjë që ka bërë që normat e interesit të rriten ndjeshëm.
Ky është faktori kryesor, pse qeveria po tenton të gjenerojë të ardhura në mënyra të ndryshme, siç janë rritja e taksave apo shitja e pasurive publike, si ish-hotel Dajti. Drejtori i Administrimit të Borxhit në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj shprehet se, do të pritet deri sa tregjet e kapitaleve të stabilizohen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
