Transmetuar më 21-05-2010, 19:24

Kukës, 21 Maj 2010 NOA – Tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, sot është hapur për automjetet me dy sense kalimi deri në hapjen e pjesës tjetër, por nuk dihet me siguri nëse shoferët do të paguajnë për lëvizjen në të.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi në ceremoninë e çeljes së dytë të tunelit, mohoi që të paktën aktualisht, të aplikohet tarifë përdorimi të rrugës, por burime nga kompania ndërtuese pohuan sot se atje po instalohen aparatura të pagesës së rrugës.

I pyetur se a do të këtë pagesë në tunel?, Olldashi u përgjigj: “Sikurse e patë makinat kaluan pa pagesë. Pagoi ndonjëri nga ju për të kaluar?!”, – por pa sqaruar nëse kjo vlen vetëm tani që tuneli është hapur vetëm në njërin krah apo dhe në vazhdimësi.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit