Transmetuar më 21-05-2010, 18:16

Shkodër, 21 Maj 2010 NOA – Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti ishte sot në Shkodër, ku vizitoi disa kompani prodhuese tekstilesh dhe u njoh nga afër me ecurinë e biznesit të tyre, si dhe problematikën që shoqëron këto kompani në ushtrimin e aktivitetit ekonomik.

Prifti vizitoi kompanitë Moda Teli sh.p.k, Calzaturifici O Adelchi, dhe kompaninë Bertoni, e cila është një kompani prodhuese e këpucëve. Gjatë vizitës, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u interesua personalisht për problematikën që paraqet secila prej kompanive në aktivitetin ekonomik që ato ushtrojnë, si dhe u njoh me sugjerimet përkatëse të tyre, mbi atë se çfarë mund të bëjë më shumë qeveria për të mbështetur këto biznese, të cilat janë një burim i madh për punësimin në vendin tonë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit