
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 18 maj, NOA – Ish ministri i Transporteve, Spartak Poçi ka reaguar ndaj padisë që ministria e Punëve Publike bëri ndaj tij, një ditë më parë, për shpërdorim detyre, gjatë vitit 2005.
Sipas tij: “Është e pakuptimtë që pas një historie gati 7 vjeçare kërkohet faji tek unë, ky qëndrim mund të quhet edhe një sulm politik ndaj meje”. Ajo që kërkon z. Poçi është ngritja e një padie penale për të gjetur fajtorët dhe për ti ndëshkuar ata, pasi për shkak të kësaj situate qeveria shqiptare u ndëshkua me 12 milion euro, shumë kjo e cila rritet edhe më tej për shkak të interesave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
