Transmetuar më 14-05-2010, 12:59

Tiranë, 14 maj, NOA – Në prag të nisjes së sezonit turistik në vend, shoqata e turizmit i kërkon qeverisë që të rishikojë taksat për këtë sektor. Konkretisht operatorët turistik kërkojnë që tatimi i vlerës së shtuar të ulet nga 20% në 8 % për sektorin e hoteleve dhe restoranteve.

Ndërsa niveli i taksës lokale të çmimit të fjetjes nga bashkitë dhe komunat nga 5 të shkojë në 0.5 deri në 1 %. Gjatë një konference për shtyp, drejtues të shoqatës u shprehen se një nisëm e tillë do t’i jepte një frymëmarrje edhe më të madhe industrisë së turizmit dhe do të ndikonte në rritjen e konkurrueshmërisë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit