
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 13 maj, NOA – Kryeministri Berisha u nis pasditen e sotme për në Zagreb të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin e 19-të vjetor të BERZH-it (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje si pjesë e këtij evenimenti.
Bëhet me dijeni se në këtë takim të rëndësishëm, pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
