
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 6 maj, NOA – Shqipëria do të ngelet jashtë krizës ekonomike për 3 arsye: ngarkesa e ulët fiskale ndaj biznesit; sektori publik i vogël që nuk rëndon në supet e taksapaguesve dhe falë investime strategjike në infrastrukturë që janë në funksion të biznesit.
Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha sot në fjalimin e mbajtur hapjen e Forumit të Krans Montanës, i cili po zhvillohet në Tiranë, ku sipas tij, “investitorët kanë nevojë jo vetëm për ligje të mira, por gjithashtu edhe për infrastrukturë të mirë, për shërbime të mira dhe qeveria shqiptare po punon pikërisht për një gjë të tillë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
