
Shkup, 29 maj, NOA – Vetëm dy ditë më parë është shfaqur në Teatrin Shqiptar të Shkupit premiera e dramës “Peer Gynt”, e autorit Henrik Ibsen, në regjinë e Slobodan Unkovskit, i njohur në rrethet teatrore shqiptare me vënien skenike të shfaqjes “Daja Vanja” në vitin 2008.
Kjo shfaqje është realizuar në një bashkëpunim mes tri shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Janë rreth 20 aktorë pjesëmarrës në këtë shfaqje, mes të cilëve, shtypi maqedonas nuk harron të veçojë disa prej tyre si: Bajrush Mjaku, Yllka Mujo, Xhevdet Jashari, Amernis Noksiqi-Jovanovska, Adrian Morina dhe Fisnik Zeqiri. Skenografia e kësaj shfaqjeje është realizuar nga Miodrag Tabacki (Serbi) , kostumet nga Aleksandër Nospal (Maqedoni) dhe koreografia nga Gjergj Prevazi (Shqipëri).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





