Transmetuar më 23-05-2010, 12:18

Tiranë, 23 Maj, NOA /Milena Selimi – Për dy ditë me radhë karnavalet do të gjallërojnë qytetin e Korçës, ku në datat 28 dhe 29 maj, sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit do të jenë pjesë e një festivali të qeshurash, paradave gazmore dhe këngëve festive. Organizatorët tentojnë të sjellin edhe ngjyra dhe të qeshura evropiane. Pjesëmarrës do të jenë edhe  qytete ballkanike dhe evropiane, me traditë në organizimin e tyre, që do t’i japin një shtysë të re këtij aktiviteti tashmë të përvitshëm.

Traditë, vazhdimësi, ngjyra, risi- Kështu i kanë cilësuar organizatorët e festivalit më të madh të vitit karnavalet e sivjetshme që do të kenë përmasa evropiane. Krahas grupeve të të rinjve nga qytete të shumta të vendit, një festival karnavalesk i përmasave evropiane do të sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit