
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 17 maj, NOA – Kryeministri Berisha ishte i ftuar në koncertin simfonik “Tinguj Evropianë” në Teatrin e Operës dhe Baletit, nga kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorit Helmut Lohan, për të ndjekur koncertin e orkestrës simfonike të TOB dhe performancën e tenorit të mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu.
Ky koncert u organizua me rastin e Ditës së Evropës dhe në të merrte pjesë edhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe personalitete të larta të politikës, artit, shkencës etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
