
Vodafone Albania tha sot se është “i vetmi
operator që sjell Kampionatin Botëror të Futbollit FIFA 2010 në celularin tuaj”
English Version
Tiranë, 28 Maj 2010 NOA - Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë sportdashësit që disponojnë një numër Vodafone, me parapagesë ose kontratë. Aktiviteti më i madh sportiv botëror i vitit – Kampionati Botëror Fifa 2010 – mund të ndiqet në çdo hap përmes një web-portali të dedikuar, që vjen ekskluzivisht në tregun shqiptar nga Vodafone Albania në bashkëpunim me FIFA.
Të gjitha lajmet
lidhur me Kampionatin Botëror FIFA 2010 vijnë në kohë reale në celularin tuaj.
Gjithashtu ju merrni SMS dhe MMS njoftuese sipas dëshirës për një, disa apo për
të gjitha ndeshjet dhe ky informacion vjen direkt nga stadiumet.
Përmes këtij
shërbimi ju mund të informoheni për gjithçka ndodh në botërorin e Afrikës së
Jugut: informacione rreth të 64 ndeshjeve, informacione statistikore për
ekipet, lojtarët dhe garën. Ju mundeni që të personalizoni ekranet e aparateve
tuaja me imazhe dhe “screensavers” statike ose të animuara; mund të përdorni
himnin e FIFA-s si zile për celularin tuaj apo mund argëtoheni me lojën unike
Zakumi Keepy Uppy.
Kostoja e këtij
shërbimi është vetëm 500 lek (me TVSH) dhe kjo kosto mbulon informimin mbi të
gjithë përmbajtjen e Kampionatit Botëror FIFA 2010, deri në 30 shtator 2010. Kostoja
e mësipërme është gjithçka që ju paguani për të parë lajmet nga Botërori në
celularin tuaj përmes web portalit si dhe për të gjitha SMS, MMS apo imazhet që
merrni, klipet dhe zilet për celularin tuaj që ju shkarkoni.
Regjistrimi për
përfitimin e këtij shërbimi është shumë i thjeshtë dhe mund të realizohet
nëpërmjet shfletuesit të internetit në aparatit tuaj celular duke klikuar
në www.vodafone.al/fifa dhe duke
ndjekur hapat e regjistrimit që shfaqen në ekran. Informacioni mbi regjistrimin
mund të merret edhe duke dërguar falas një SMS me tekst “FIFA” në numrin 50111.
Web-portali do të jetë i hapur për regjistrime duke filluar nga data 1 qershor
2010.
r.n/NOA
English Version
Vodafone Albania tha sot se është “i vetmi operator që sjell Kampionatin Botëror të Futbollit FIFA 2010 në celularin tuaj”
English Version
Tiranë, 28 Maj 2010 NOA – Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë sportdashësit që disponojnë një numër Vodafone, me parapagesë ose kontratë. Aktiviteti më i madh sportiv botëror i vitit – Kampionati Botëror Fifa 2010 – mund të ndiqet në çdo hap përmes një web-portali të dedikuar, që vjen ekskluzivisht në tregun shqiptar nga Vodafone Albania në bashkëpunim me FIFA.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





