Transmetuar më 29-05-2010, 22:00

Nikea, 30 Maj 2010 NOA – Një emigrant shqiptar në moshën 50 vjeç është arrestuar nga policia greke në lagjen Glifadha të Athinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar për gjashtë vjet me radhë dy vajzat e tij të mitura dhe për të mos mjaftuar kjo, ka detyruar dhe djalin e tij dhjetë vjeçar që të shohë skenat perverse. I dyshuari me inicialet F.Z, 50 vjeç, nën akuzat për përdhunim dhe incest, ishte shpallur në kërkim në vitin 2008. Ai akuzohet se nga viti 2002 deri më 2008, kishte përdhunuar rregullisht dy vajzat e tij të mitura duke detyruar dhe djalin e mitur, sot 10 vjeç, që të shohë skenat shokuese të incestit dhe abuzimit seksual.

I dyshuari është dërguar në gjykatën e Pireut për njohje me masën e sigurisë. Para togave të zeza, i dyshuari ka mohuar akuzat duke këmbëngulur se asgjë prej atyre që thuheshin në denoncimet, nuk kishte ndodhur.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit