
Tiranë, 29 Maj
2010 NOA – Paniku që u krijua para disa minutash në kryeqytet afër Presidencës
erdhi si pasojë e paraqitjes së një të riu me pistoletë por ajo ishte e rreme
dhe qarkullimi i personit me të ishte për shkak të interpretimit në një film
dhe pikërisht në ato momente po bëheshin provat filmike.
Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se janë shoqëruar tre persona për të sqaruar nëse provat filmike që po kryhen pranë Presidencës nga një kompani private janë konform rregullores dhe nëse është marrë leje paraprake për realizimin e këtij filmi në mjedise publike me elementë që shkaktojnë panik sikundër janë armët e zjarrit dhe ato të ftohta dhe pse të rreme.
Kohët e fundit ka
nisur edhe në Shqipëri të xhirohen filma dhe serialë nga subjekte private duke
shënuar një risi për median tonë, atë të prodhimeve kinematografike jopublike.
r.n/NOA
Tiranë, 29 Maj 2010 NOA – Paniku që u krijua para disa minutash në kryeqytet afër Presidencës erdhi si pasojë e paraqitjes së një të riu me pistoletë por ajo ishte e rreme dhe qarkullimi i personit me të ishte për shkak të interpretimit në një film dhe pikërisht në ato momente po bëheshin provat filmike.
Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se janë shoqëruar tre persona për të sqaruar nëse provat filmike që po kryhen pranë Presidencës nga një kompani private janë konform rregullores dhe nëse është marrë leje paraprake për realizimin e këtij filmi në mjedise publike me elementë që shkaktojnë panik sikundër janë armët e zjarrit dhe ato të ftohta dhe pse të rreme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





