Transmetuar më 06-05-2010, 11:48

Tiranë, 6 Maj 2010 NOA – Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan ditën e sotme operacionin policor të koduar “Rruga pa sukses”.

Në kuadër të operacionit, u bë arrestimi i dy kosovarëve, Valon Bajram Kyçyku, 35 vjeç, lindur dhe banues në Prizren dhe Burim Elez Haxhiolli, 31 vjeç, lindur dhe banues në Suharekë.

Ndaj tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit, në dëm të disa personave, më shumë se një herë” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit