
Deklarata e fortë e Rasmussen: Në qershor 2010 qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Evropian. Meta: Kritizerët e vendit tim nuk mund të pengojnë bashkëpunimin rajonal
Sarajevë, 30 Mars NOA – Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës filloi sot Konferenca për Ballkanin e Partisë Socialiste Evropiane me temën "Shoqëritë Progresiste në Ballkan". Ndër shumë lider të partive të të majtës socialdemokrate të Evropës, në ketë konferencë merr pjesë edhe Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.
Kjo konferencë synon të mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, duke marrë fjalën në panel, z. Ilir Meta evidentoi si tejet të rëndësishëm faktin qe procesi i integrimit të rajonit duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe qytetaret e rajonit te prekin rezultatet e këtij procesi, veçanërisht lëvizjen e lirë drejt BE-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





