
Tiranë, 28 Mars NOA – "Partia Socialiste do të jetë në Kuvend vetëm për një arsye: transparencën e 28 qershorit". Këtë pohim e bëri sot në një dalje për mediat, deputeti socialist Taulant Balla duke siguruar se të zgjedhurit e popullit që janë në radhët e opozitës nuk kanë ndërmend të merren me asnjë ligj apo nismë ligjore të ndryshme nga ajo që ka propozuar PS për hetimin e plotë të zgjedhjeve.
"PS do të jetë në Kuvend vetëm për transparencën e 28 qershorit sepse nuk mund të ketë një Parlament normal që nuk ushtron dot të drejtën e vet kushtetuese për transparencë", – argumentoi Balla arsyen e bojkotimit që do t’i bëhet të gjitha objekteve të tjera të Parlamentit, përjashtuar nismës ligjore të PS për hapjen e kutive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





