
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 25 Mars NOA Update – Ambasadori i SHBA. Xhon L. Uidhers, II tha sot se "kemi ndjekur me kujdes diskutimet në parlament mbi situatën politike shqiptare" duke shtuar se "shprehim keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme".
Uidhers tha se "nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të punojnë brenda parlamentit për të zgjidhur dallimet që kanë me anë të dialogut dhe kompromisit".
Ai theksoi se "toni i diskutimeve duhet të përqendrohet mbi gjetjen e pikave të përbashkëta dhe jo mbi arritjet partiake".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
