
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 12 mars, NOA – Estonia angazhohet t’i japë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e dixhitalizimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme, pasi ajo gëzon eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe rrjeteve të nevojshme të cilat lehtësojnë aksesin e publikut. Një fakt të tillë e deklaroi ministri i Drejtësisë së Estonisë, Rein Lang gjatë një takimi me kryeministrin Berisha. Për këtë qëllim është rënë dakord krijimi i një Taskë Force të përbashkët për marrjen e përvojës nga Estonia në këtë fushë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
