
Tiranë, 11 mars, NOA Update – Politika shqiptare nuk duhet të luajë aspak me interesin e përbashkët të shqiptarëve mbi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.
Një thirrje të tillë e ka bërë në emër të deputetëve të Partisë Socialiste, përfaqësuesja e tyre, Arta Dade, nga foltorja e Kuvendit, ku ka pohuar se ata janë të interesuar për plotësimin e kësaj ëndrre për shqiptarët dhe në emër të saj i lënë të gjitha konfliktet me mazhorancën.
"Lojërat e politikës së ditës nuk mund të hyjnë në këtë fushë të madhe që u përket gjithë qytetarëve shqiptarë", ka hedhur mesazhin e saj në emër të opozitës, deputetja socialiste Arta Dade.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





