
Organizmi
ynë, mes ditës dhe natës, kryen ndryshime të rëndësishme dhe shumë të sakta: ndryshon
temperatura, mënyra e funksionimit të organeve, niveli i hormoneve e shumë
ndryshime të tjera, për të cilat ne nuk kemi asnjë lloj ideje
Në orën 7:00, bie zilja e orës. Disa prej nesh
"kërcejnë" menjëherë nga shtrati për të vazhduar me punët mëngjesore, ndërkohë
që të tjerë janë më të ngadaltë. I japin vetes më shumë kohë të ambientohen me
ditën e re dhe çohen dalëngadalë brenda një kohe prej 15 minutash. Por ndërsa
mënyrat e zgjimit dhe rifillimit të ditës janë të ndryshme, organizmi, te të
gjithë, ndodhet në të njëjtën situatë: ai ka kohë që është i përgatitur për
këtë moment, pra për zgjimin.
Dy orë para momentit të hapjes së syve, gjëndrat e mbiveshkore nisin të
prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit, nivelet e të cilit arrijnë një pikë
maksimale të përqendrimit të gjak mes orës 8:00 dhe 10:00 të mëngjesit. Ky
hormon na ndihmon për të përballuar stresin e rizgjimit. Ashtu sikundër ne,
edhe trupi është i përfshirë në shumë aktivitete të përditshme që ndryshohen
vazhdimisht, shpesh pa dijeninë tonë: niveli i hormoneve që ngjitet dhe zbret,
ndryshimi i temperaturës dhe tensionit, organe që në varësi të orës bëhen
aktivë, apo pushojnë pak nga aktiviteti i tyre. Madje në këtë ndryshim të madh
përfshihet edhe gjatësia e trupit. Në zgjim jemi disa milimetra më të gjatë,
sepse pozicioni horizontal që kemi gjatë orëve të natës i ka dhënë mundësi
vertebrave që të çlodhen dhe rihidratohen dhe kësisoj ato kanë krijuar distancë
njëra nga tjetra.
Në shumë raste, këto ndryshime të vogla apo të mëdha, ndjekin një ritëm të
caktuar gjatë 24 orëve. Jeta në Tokë i është përshtatur ndryshimit të orëve dhe
këmbimit të ditës me natën brenda 24 orëve, dritës dhe errësirës dhe është e
pamundur që organizmi ta injorojë një ritëm të tillë të përcaktuar që nga
zanafilla, por që për arsye të ndryshme ndryshon herë pas here. Por nuk bëhet
fjalë për ndryshime drastike.
Po ta vëzhgosh nga afër dhe së brendshmi trupin tonë, zbulojmë se në mëngjes
herët, temperatura është shumë e ulët, rreth 36 gradë Celsius. Të ulëta janë
edhe ritmet e rrahjes së zemrës, presioni arterial. Të gjitha këto nisin të
ndryshojnë dhe të rriten me vënien tonë në lëvizje. Në mëngjes, jemi ende nën
efektin e acetilocolinës, një molekulë e sistemit nervor parametrik, e cila
është aktive, kryesisht gjatë natës: enët e gjakut janë më të mbyllura dhe
gjaku rrjedh shumë ngadalë dhe ka tendencë që të koagulohet shpejt. "Goditja" e
rizgjimit ndihmohet nga adrenalina, që vë në punë aparatin kardiovaskular. Kjo
lloj mënyre funksionimi shton mundësinë dhe probabilitetin për infarkte apo
iktus. Po le të rikthehemi te trupi që në mëngjes, pak nga pak, nis të
funksionojë: metabolizmi aktivizohet dhe temperatura trupore nis të ngrihet,
ndërkohë që aparati tretës ndodhet në kulmin e punës.
Edhe përgjumja dhe ai lloj hutimi që na ka shoqëruar gjatë fazës së parë të
ngritjes nga gjumi zhduket dalëngadalë dhe ne jemi në zotërim të të gjitha
aftësive intelektuale dhe të aftësisë thithëse të trurit. Por performanca e
trurit nuk varet vetëm nga momenti i ditës, por edhe nga sasia e orëve të
gjumit të natës, vakti i fundit i të ngrënit. Mendohet se temperaturat më të
larta e përshpejtojnë funksionimin e trurit, duke nxitur transmetimin e
sinjaleve nervore. Nga ora 1:00 e drekës, stomaku nis të "ankohet". Është ora e
vaktit të drekës. Në të vërtetë, orari i vakteve nuk varet nga një orë
biologjike e brendshme më tepër se sa është nevojë biologjike e organizmit. Ky
i fundit, përmes mëngjesit, e ka të nevojshme të rifitojë energji, përmes drekës
rikuperon forcat, ndërsa në darkë mbushet stomaku, për të shkuar më pas në
gjumë të qetë. Në rast se vaktet janë të rregullta, pikërisht ato i përcaktojnë
kohën disa funksioneve si: sekretimi i hormonit grelina nga stomaku, që ndodh
rreth 30 minuta para orës së zakonshme të drekës, apo të darkës. Qëllimi i tij
është përgatitja e trurit, mëlçisë, veshkave dhe pankreasit për procesin e
tretjes. Pas të ushqyerit, nivelet e grenalinës bien.
Pjesa e parë e pasdites është edhe momenti kur vihen re në shkallën e tyre më
të lartë shqetësimet në mënyrën e të sjellurit, të karakterizuara nga
agresiviteti. Madje, sipas disa studimeve, ky është edhe momenti i ditës kur
ndodh edhe numri më i madh i vetëvrasjeve. Sipas specialistëve, shkak për këtë
është përsëri adrenalina, akumulimi i saj. Ma pas, rreth orës 18:00-19:00,
temperatura trupore, që ka qenë gjatë gjithë ditës në rritje, arrin pikun, ajo
shkon në 36-37 gradë Celsius. Ndërkohë shënohen edhe kulme të tjera të tilla si
toleranca ndaj dhembjeve, fleksibiliteti muskulor, shpejtësia e reflekseve apo
koordinimi motorik. Kur bie drita është momenti i pushimit dhe Hipofiza nis të
prodhojë hormonin e melatoninës, që ka në organizëm ndikime të ndryshme. Kjo
tregon se kur është momenti për të fjetur, çon në një ulje të ngadaltë të
temperaturës dhe stimulon kundërpërgjigjen imunitare dhe infeksioniste. Marrë
nga Express - Prishtinë
Organizmi ynë, mes ditës dhe natës, kryen ndryshime të rëndësishme dhe shumë të sakta: ndryshon temperatura, mënyra e funksionimit të organeve, niveli i hormoneve e shumë ndryshime të tjera, për të cilat ne nuk kemi asnjë lloj ideje
Në orën 7:00, bie zilja e orës. Disa prej nesh "kërcejnë" menjëherë nga shtrati për të vazhduar me punët mëngjesore, ndërkohë që të tjerë janë më të ngadaltë. I japin vetes më shumë kohë të ambientohen me ditën e re dhe çohen dalëngadalë brenda një kohe prej 15 minutash. Por ndërsa mënyrat e zgjimit dhe rifillimit të ditës janë të ndryshme, organizmi, te të gjithë, ndodhet në të njëjtën situatë: ai ka kohë që është i përgatitur për këtë moment, pra për zgjimin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





